Zhgënjimi i Ronaldos

Futboll

Zhgënjimi i Ronaldos

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:32
Zhgënjimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo i ka thënë trjanerit Solskjaer se ai është i aftë të filloj nga fillimi në çdo ndeshje të Premier Ligës, pasi Ole e kishte lënë në stol gjatë ndeshjes me Evertonin.

Një burim i United tha se Ronaldo ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer që u fut në stol.

“Ole supozoi se ishte i lodhur pas ndeshjes me Villarreal, kështu që ai vendosi ta fuste atë vetëm në fillim të pjesës së dytë”, tha burimi.

“Por Cristiano i tha atij se do t’i tregojë kur nuk është i aftë për të luajtur dhe se dëshiron të luajë në çdo ndeshje të ligës”.

“Ai gjithashtu i tha atij se ai ka ardhur këtu për të fituar trofe dhe se United duhet të luajë lojtarët e tyre më të rëndësishëm në të gjitha ndeshjet”.

Zhgënjimi i Ronaldos ishte i qartë kur ai marshoi poshtë tunelit posa gjyqtari sinjalizoi fundin e lojës, pasi kishte zëvendësuar Edinson Cavanin në minutën e 57-të, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Solskjaer i shpjegoi superyllit të tij se ai po mendonte për të mirin e lojtarit, por pranoi pikëpamjen e pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat