Infektohet me Covid

Futboll

Infektohet me Covid

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 14:30

Lojtari i kombëtares pas ndeshjes me Poloninë infektohet me Covid.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Frederik Veseli, lojtari i kombëtares shqiptare është infektuar me Covid.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Salernitanës. "Lojtari Veseli pas rikthimit nga grumbullimi i kombëtares shqiptare është infektuar me Covid", thuhet në njoftimin zyrtar të klubit saleritan.

Futbollisti është përfshirë në listën e të grumbulluarve ndaj Spezias, por pritet që të marrin përgjigjet e plota të analizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat