Ylli i Milanit: Nuk më donte as nëna ime

Futboll

Ylli i Milanit: Nuk më donte as nëna ime

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:55
Ylli i Milanit: Nuk më donte as nëna ime

Një nga lojtarët që spikati me paraqitjen e tij në ndeshjen Milan-Verona ishte Samuel Castillejo.

Pas fitores së Milanit ka shpërthyer në lot sulmuesi spanjoll, dhe një një prononcim për “Milan Tv”, deklaroi se as nëna e tij nuk e donte deri dje, por sot do shkojë të festojë në shtëpinë e tij.

“Dje as nëna ime nuk më donte , tani unë gëzohem në shtëpinë time. Lotët përmblidhen në momentin që po jetoj”, theksoi Castillejo.

Ishte një nga ndeshjet më të mira me Milan për sulmuesin spanjoll i cili gjithashtu shprehej se ishte gati të largohej nga “Kuq e Zinjtë” por fati donte që ai të vazhdonte me Milan.

“Në verë isha më shumë jashtë sesa brenda, por fati donte që unë të qëndroja këtu”, përfundoi sulmuesi 26-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat