Barcelona afër rinovimit me Ansu Fatin

Futboll

Barcelona afër rinovimit me Ansu Fatin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:51
Ansu Fati

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati është afër të nënshkruajë kontratë afatgjatë për të qëndruar në “Camp Nou”.

18-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe që disa javë është në negociata me katalunasit për të rinovuar.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Fati është shumë pranë nënshkrimit për pesë vite me Barcelonën.

Negociatat janë në fazën finale dhe dy palët janë të hapura për rinovim, ku në kontratë do përfshihet klauzola e lirimit me vlerë 1 miliardë euro.

Romano shtoi se Barcelona gjithmonë është ndjerë optimiste dhe që kontrata do nënshkruhet së shpejti pas bisedave pozitive me agjentin Mendes.

Fati që në të kaluarën ka qenë i lidhur me dy klubet nga Manchester, City dhe United shënoi golin e 15-të në karrierë kundër Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat