Prapaskenë mbi transferimin...

Futboll

Prapaskenë mbi transferimin...

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:15
Prapaskenë mbi transferimin...

Mbrojtësi i Barcelona-s, Gerard Pique, ka zbuluar një prapaskenë mbi transferimin e Vinicius te Real Madrid.

“Kam folur me të dhe ishte gjithçka e mbaruar, më pas ka ardhur Real Madrid në minutën e fundit dhe i ka ofruar gjithçka”, ka thënë Pique në kanalin e Ibai Llanos në Twitter.

21-vjeçari braziliani është blerë nga Los Blancos kur ishte akoma në moshë për shifrën rekord 45 milionë euro. Para se të debutonte me ekipin e parë te Flamengo.

Pasi ka mbushur 18 vjeç, Vinicius është transferuar te Real-i, ku deri tani ka luajtur në 128 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat