Lazio i vendos çmimin Milinkovic-Savic

Futboll

Lazio i vendos çmimin Milinkovic-Savic

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:21
Sergej Milinkovic-Savic

Klubi italian është i hapur për shitjen e yllit të ekipit.

Sergej Milinkovic-Savic prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e Milinkovic-Savic është Liverpooli do të synojë transferimin e tij verën e ardhshme.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Lazio i ka vendosur çmimin e shitjes yllit të ekipit që mund të largohet në fund të edicionit.

Liverpool dhe ekipet tjera të interesuar për futbollistin serb, duhet të shpenzojnë 80 milionë euro për transferimin e tij.

Milinkovic-Savic këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në tetë ndeshje të luajtura në Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat