Manchester City dhe Sportingu, fitore të thella

Futboll

Manchester City dhe Sportingu, fitore të thella

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:57
Manchester City dhe Sportingu, fitore të thella

Manchester City shkatërroi 1-5 Club Brugge në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe të Championsit, duke lënë pas krahëve humbjes që pësoi përballë PSG-së në “Parc des Princes”.

Citizens e tundën dy herë rrjetën gjatë pjesës së parë me Cancelon dhe Mahrez, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Walker, Palmer e sërish Mahrez. Për vendësit golin e “flamurit” e realizoi Vanaken, kur rezultati ishte 0-4.

Fitore të thellë regjistroi edhe Sportingu i Lisbonës, 1-4 në fushën e Besiktasit.

Fillimi i takimit ishte i vrullshëm, pasi që në minutën e 15-të shënoi për miqtë Coates, ndërsa në të 24-tën barazoi Larin. Coates dhe më pas Sarabia i dhanë epërsinë 1-3 Sportingut, para se të mbyllej pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënoi edhe Paulinho për rezultatin përfundimtar 1-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat