Allegri e pranon: Paraqitje e keqe e Juventusit kundër Zenitit

Futboll

Allegri e pranon: Paraqitje e keqe e Juventusit kundër Zenitit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:27
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se skuadra e tij ia doli ta mposhtë 1:0 Zenitin me një paraqitje të dobët të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Dejan Kulusevski ia siguroi fitoren e tretë në grup në këtë edicion të Ligës së Kampionëve Juventusit kur shënoi me kokë.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi me rezultatin 1:0 për Juventusin në të gjitha garat, po ashtu.

Megjithëse i kënaqur me tri pikët e reja, Allegri e pranoi se paraqitja e skuadrës së tij la për të dëshiruar.

“Ne është dashur ta kontrollonim lojën më shumë kur e krijuam epërsinë 1:0. Nuk ishte një paraqitje e mirë, por ne i morëm pikët dhe kjo fitore na vë në pozitë shumë të mirë”, tha Allegri pas ndeshjes.

Juventusi është lider i Grupit H me 9 pikë nga tri ndeshjet e para, i ndjekur nga Chelsea me 6 dhe Zeniti me 3.

Malmo është e fundit pa pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat