Arthur: Ka ndeshje mbi të tjerat

Futboll

Arthur: Ka ndeshje mbi të tjerat

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:30
Arthur: Ka ndeshje mbi të tjerat

“Ka ndeshje që të japin më shumë emocione se të tjerat. Inter-Juventus është njëra prej tyre”.

Arthur, mesfushori bardhezi, prezantoi ndeshjen e madhe të javës së nëntë të kampionatit për kanalin Youtube të ‘Lega Seria A’.

“Për një futbollist, të luajë sfida të shkëlqyera është gjithmonë kënaqësi. Qartësisht, çdo ndeshje është e rëndësishme, por disa janë më emocionuese dhe ne e kuptojmë këtë falë mbështetjes së tifozëve. E dimë se ekziston një rivalitet i madh historik mes Interit dhe Juventusit, ndaj do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, me 100% adrenalinë, shtoi mesfushori brazilian. – Ne do ta studiojmë Interin shumë mirë, në mënyrë që të njohim pikat e forta dhe të dobëta të tij.

Duam të dimë çdo detaj, të prezantohemi para ndeshjes të përgatitur taktikisht dhe të futemi në fushë për të fituar. Nuk mund t’iu lejojmë mesfushorëve zikaltër të bëjnë lojën e tyre. Na nevojitet të ushtrojmë presion dhe të luajmë me intensitet. Kjo do të na ndihmojë gjatë lojës. Përqendrimi duhet të jetë maksimal gjatë 90 minutave”.

Artur iu nënshtrua një operacioni në korrik për të hequr kockëzimin e membranës ndërkockore të këmbës së djathtë. Pas rreth tre muajsh u kthye në dispozicion të Allegrit. Braziliani “debutoi” në Serie A për këtë sezon kundër Romës, u përdor edhe në Champions, kundër Zenit.

“Falë trajnerit kam qenë në gjendje të përmirësohem shumë. Allegri e njeh futbollin dhe ta bën më të lehtë. Doja shumë të kthehesha në fushë, ishte e vështirë të mos luaja, por tani ndihem më i fortë mendërisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat