Materazzi: Inter do ta mundë Juventus-in 3:1. Milan fiton titullin

Futboll

Materazzi: Inter do ta mundë Juventus-in 3:1. Milan fiton titullin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:57
Materazzi: Inter do ta mundë Juventus-in 3:1. Milan fiton titullin

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Inter-it, ka ndezur derbin e Italisë mes Inter-it dhe Juventus-it, që do të hzvillohet në San Siro të dielën në mbrëmje.

INTER – “Pa humbjen me Lazio-n do të ishim aty, tani duhet të rikuperojmë pikë ndaj dys kuadrave të ndërtuara për të fituar. Barella dhe Bastoni? Barella-n e adhuroj, në një brez mesfushorësh të mëdhenj. Bastoni ka shumë këmbë të mira që e ndihmojnë skuadrën të qarkullojë më mirë topin. Dhe mund të luajë me një mbrojtje me tre dhe katër lojtarë”, ka thënë Materazzi.

ISH – Një mendim edhe për ndryshimet në sulmin e zikaltërve: “Dzeko dhe Lukaku? Romelu është një fenomen, por vetëm në kampionatin italian. Dzeko është një fenomen me karakteristika të ndryshme por që mbetet i tillë edhe në Angli dhe Spanjë”.

JUVENTUS – “Duket një skuadër e Conte-s. Soliditeti i tyre ka qenë kryesiht gjithmonë në mbrojtje. Nëse jemi kampionë të Europës, merita është edhe e Chiellini-t dhe Bonucci-t”.

Matriz i është kundërpërgjigjur edhe Bonucci-t, i cili ka thënë se Inter e ka fituar titullin vitin e kaluar për “mangësi të të tjerëve” dhe jo për meritat e tyre.

“Leo ka thënë një budallallëk. Tashmë është bërë juventin dhe flet si i tillë. Por unë mund të kisha bërë të njëjtin gabim. Ata kanë fituar për 9 vite dhe i kanë merituar komplimentet. Tani i meriton Inter-i. Ai që thotë se të dish të humbësh është më e vështirë se të dish të fitosh, është Andrea Agnelli, jo Massimo Moratti ose Steven Zhang…”.

DERBY I ITALISË DHE TITULLI – Për ndeshjes e së dielës: “Besoj se do të vendoset në mesfushë. Ajo e Inter-it është më e mirë, por ata janë më mirë tani dhe  duan gjithmonë të bëjnë mirë në Milano. E dinë se po të fitojnë do të futen në garë për titullin. Besoj se Inter-i do të fitojë 3-1”.

Në lidhje me luftën për titull: “Them se do ta fitojë Milan-i. Eliminimi i mundshëm nga Champions League mund t’i ndihmojë akoma më shumë. Napoli do të rezistojë, por ka diçka më pak për sa i takon individualiteteve. Ibra ka transformuar shumë lojtarë të tmerrshëm në lojtarë të vetëdijshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat