Man City pa probleme ndaj Brightonit

Futboll

Man City pa probleme ndaj Brightonit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:58
Foto

Manchester City ka triumfuar përballë skuadrës së Brightonit si mysafir me rezultat 4-1, në duelin e xhiros së nëntë në Premier Ligë.

Golin hapës të ndeshjes e shënoi mesfushori Ilkay Gundogan i cili realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes, gjersa fantazisti anglez, Phil Foden shënoi dy gola të shpejtë në minutat 28′ dhe 31′ për të trefishuar epërsinë për “Qytetarët”, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit reaguan duke shënuar gol në minutën e 80-të nga Alexis Mac Allister për rezultatin 3-1, gjersa Riyah Mahrez e thelloi sërish epërsinë duke realizuar gol në minutat shtesë të takimit për rezultatin final 4-1 në të mirë të kampionëve.

Man City me këtë fitore mban hapin me liderin Chelseasn, duke qëndruar vetëm dy pikë larg tyre, me “Citizens” që kanë 20 pikë të mbledhura, karshi 22 pikëve të “Bluve” të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat