Bologna - Milan, ndeshje me kthesa, me 6 gola e dy të skuqur

Futboll

Bologna - Milan, ndeshje me kthesa, me 6 gola e dy të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:38
Calabria

Milani mezi importon tre pikë nga Bologna, në një ndeshje me kthesa në rezultat.

Kuqezinjtë shënojnë fitore me rezultat 4:2 ndaj Bologna-s, në kuadër të javës së 9-të të Serie A. 

Futbollistët Leao në minutën e 16-të e Calabria në atë të 35-tën, shënuan për epërsinë e Milanit 0:2.

Bologna këndellet dhe barazon me golat e Ibrahimoviç (49’-autogol) e Barrow (52’). 

Soumaoro (minuta e 20-të) e Soriano (58') të Bologna-s, ndëshkohen me karton të kuq, një epërsi e madhe për Milanin, plot 32 minuta me dy lojtarë më shumë. 

Finishi në favor të Milanit, ku shënuan dy gola duke iu falënderuar Bennacer (84’) e Ibrahimoviç (90’).

Milani kryeson me 25 pikë, 8 fitore e 1 barazim, pa humbje dhe Bologna renditet në vend të nëntë me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat