Shqiptari thyen heshtjen pas dënimit nga Mourinho

Futboll

Shqiptari thyen heshtjen pas dënimit nga Mourinho

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:01
Shqiptari thyen heshtjen pas dënimit nga Mourinho

Pak fjalë, por domethënëse.

Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram.

Kjo për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21 vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat