Ish-arbitri i FIFA-s sqaron Bajrami-D’Ambrozio

Futboll

Ish-arbitri i FIFA-s sqaron Bajrami-D’Ambrozio

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:17
Ish-arbitri i FIFA-s sqaron Bajrami-D’Ambrozio

Shumë media kanë dashur të kuptojnë qartësisht faktin sepse në kontaktin mes Nedim Bajramit dhe Danilo D’Ambrozios nuk mund të ndërhynte sistemi VAR, ndonëse pikërisht kjo temë është ajo që shkakton më së shumti edhe polemikën mbi episodin në fjalë, shkruan Panorama Sport.

Ai që ka dashur të sqarojë ka qenë ish-arbitri i FIFA-s, Mauro Bergonzi, për “tuttomercato”:

“Pikësëpari dua të theksoj se kontakti BajramiD’Ambrozio nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë që ndodhi në Inter-Juve mes Sandros dhe Dumfrisit. Në ‘San Siro’, arbitri ishte me bilbil në gojë dhe nuk ishte i sigurt për kontaktin, ndonëse ishte disa metra larg aksionit.

Ndaj, VAR-i e ndihmoi për të parë më qartë dhe ai moment ishte një penallti e kristaltë për Juven. Ndërsa në Empoli, duke e riparë me moviolë, kuptohet se Bajramit iu mohua penalltia, por fakti që Kifi ishte fare pranë aksionit, VAR-i ia la në dorë kryesorit vendimin.

Fundja, rregullat dhe këshillat që disenjatori Roki ka dhënë është se nëse arbitrat janë pranë aksionit, pesha e vendimit do u lihet atyre dhe natyrisht që nëse gabojnë do të paguajnë, pasi VAR-i nuk mund të ndërhyjë në çdo moment.

Problemi është se aktualisht Seria A ka ndryshuar thuajse të gjithë brezin e arbitrave ekspertë, ndaj, të rinjtë e sotëm në qarkullim duhet të nisin të kuptojnë më mirë zanatin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat