E ofendoi rëndë Koemanin, vjen sqarimi i i lojtarit boshnjak

Futboll

E ofendoi rëndë Koemanin, vjen sqarimi i i lojtarit boshnjak

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:26
E ofendoi rëndë Koemanin, vjen sqarimi i i lojtarit boshnjak

Që marrëdhënia mes Miralem Pjaniç dhe Ronald Koeman nuk ishte më e mira, sigurisht nuk është sekret, por ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit, ndër të tjera, ka dashur të sqarojë një keqkuptim të lindur në rrjetet sociale.

Boshnjaku nuk ishte në gjendje të gjente hapësirë ​​në formacionin e holandezit te Blaugrana-t, kështu që në verë pranoi propozimin e Besiktas për të luajtur në Turqi.

Marrëdhënia mes të dyve nuk u ngrit kurrë në nivelin që duhej. Në orët e fundit, megjithatë, një polemikë është ngritur mbi një status të tij, pas shkarkimit të Koeman: Duhet të dini se kur ta lëshoni m*tin të shkojë.

Status, të cilin fantazisti më pas e ka fshirë, ndaj ka dashur të sqarojë pozicionin e tij. Në rrjetet sociale ka shkruar:

“Në një botë ku sytë e të gjithëve janë ngjitur pas ekranit, është shumë e lehtë të keqkuptosh dikë dhe t’i nxjerrësh gjërat nga kontesksti.

Gjatë gjithë karrierës sime, nuk kam dashur të lëndoj askënd me qëllim, indirekt apo drejtpërdrejt.

Jam rritur duke i respektuar të gjithë dhe do të përpiqem të vazhdoj ta bëj këtë në çdo mënyrë.

I uroj Ronald Koeman fat më të mirë në të ardhmen e tij. Do të vazhdoj të fokusohem dhe të bëj atë që është më e mira për ekipin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat