Shqipëria e ka si “oksigjen” ndaj Anglisë

Futboll

Shqipëria e ka si “oksigjen” ndaj Anglisë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:08
Shqipëria e ka si “oksigjen” ndaj Anglisë

Dy mungesat e mëdha të Shqipërisë ndaj Polonisë ishin Gjasula dhe Gjimshiti, për arsye të ndryshme. Mesfushori u prek nga COVID dhe mbrojtësi ishte dëmtuar ndaj Hungarisë.

Të dy këta lojtarë nuk janë kthyer ende te ekipet e tyre, por po afron ndeshja me Anglinë.

Sa i përket Gjimshiti, trajneri Gasperini ka folur në konferencën e fundit për shtyp duke u shprehur:

“Gjimshiti nuk ka më një problem, por është në dorën e tij që të vendosi kur të jetë gati, për t’u mos dëmtuar sërish”.

Këto fjalë shtojnë optimizmin për kthimin e tij ndaj Anglisë, që në këtë rast do të ishte si “oksigjen” për Kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat