Shkëmbi: I mërzitur jam vetëm për rezultatin

Futboll

Shkëmbi: I mërzitur jam vetëm për rezultatin

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:38
Shkëmbi: I mërzitur jam vetëm për rezultatin

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka pak gjëra për t’i kritikuar skuadrës së tij, pavarësisht humbjes përballë Kukësit. Në “Gol pas Goli”, trajneri korçar deklaroi:

“Kemi bërë gjithçka mire, përveçse në rastin e golit të Kukësit.

Lojtarët vepruam ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen. Patëm raste për të shënuar, nuk arritëm t’i shfrytëzonim, ndërsa Kukësi përfitoi nga ai rast dhe shënoi.

E theksoj, nuk kemi luajtur keq përveç atyre 10 sekondave kur pësuam gol. I mërzitur jam vetëm për rezultatin, jo për pjesën tjetër.

Sa i përket Ibraimit, kemi një aset dhe vazhdoj të mendoj që Ibraimi mund të ketë ndonjë moment të dobët, si ai kur duhej të kishte shënuar, por mbetet një lojtar që i bën gjërat si di ai"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat