​“Do t’i angazhojë si mbrojtës”, Tuchel përgjigje me shaka për formën e dyshes Lukaku-Werner

Futboll

​“Do t’i angazhojë si mbrojtës”, Tuchel përgjigje me shaka për formën e dyshes Lukaku-Werner

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 20:46
​“Do t’i angazhojë si mbrojtës”, Tuchel përgjigje me shaka për formën e dyshes Lukaku-Werner

Thomas Tuchel është paraqitur në disponim të mirë para mediave pas fitores ndaj Newcastle United me rezultat 3-0. Ai bëri shaka me gazetarët në lidhje me planet e tij të reja për dyshen sulmuese Romelu Lukaku dhe Timo Werner, të cilën nuk kanë përmbushur pritjet deri në këtë pikë të sezonit në kampionatin anglez.

Reece James tani e kryeson listat e golashënuesve të “Bluve” të Londrës pasi shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Newcastle United të shtunën.

Padyshim që nuk ishte hera e parë që Chelsea duhej të mbështetej në lojtarët e krahut për të shënuar gola, përcjellë KosovaPress.

Lukaku dhe Timo Werner, të cilët kanë munguar në “St James’ Park” për shkak të lëndimeve, nuk i kanë përmbushur pritjet deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, Tuchel theksoi se sulmuesit e tij ndonjëherë duhet të marrin vendime vetëmohuese për të ndihmuar ekipin në kurriz mos shënimit të golave.

"Ndoshta duhet t'i provojmë ata (Lukakun dhe Wernerin) si mbrojtës krahu," tha me shaka trajneri i Chelseat gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.

Fitoren ndaj Newcastle United trajneri gjerman e konsideroi si shumë të rëndësishme, por sipas tij ajo ishte e vështirë dhe shumë e komplikuar.

Chelsea e kryeson renditjen tabelare në Premier Ligë me 25 pikë, tri më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat