Më keq se kaq nuk mund të shkonte

Futboll

Më keq se kaq nuk mund të shkonte

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:30
Më keq se kaq nuk mund të shkonte

Juventus ka rënë përsëri dhe këtë herë e ka bërë në Bentegodi kundër Verona-s.

2:1 ka qenë rezultati final me bardhezinjtë që nuk arrijnë të ngrihen pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Sassuolo-s në mesjavë.

Francesco Graziani, kampion i botës me Italinë në 1982-shin, ka komentuar monentin e bardhezinjve në një intervistë të dhënë për Radio Sportiva.

“Më keq se kaq nuk mund të shkonte, tek Juventus ka një erë të ftohtë. Kanë kthyer një trajner që garanton rezultate si Allegri, por skuadra nuk është cilësore si vitin e kaluar, pa fenomenin përpara që të hiqte gështenjat nga zjarri”, ka thënë Graziani duke iu referuar lamtumirës së Ronaldo-s.

“Skuadra është më e dobët, por Allegri ka detyrën që të bëjë të luajë më mirë, edhe pse kanë disa probleme përpara. Morata nuk arrin t’i zgjidhë, nuk kanë lojtarët e duhur për të ndëshkuar kundërshtarin.

“Më pas presim mrekulli nga stoli, por nuk ndodhin: nëse këtë Juventus ia jep Klopp-it, edhe ai do të kishte vështirësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat