Djali i Igli Tares shënon një tjetër gol te Lazio

Futboll

Djali i Igli Tares shënon një tjetër gol te Lazio

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:10
Djali i Igli Tares shënon një tjetër gol te Lazio

Djali i Igli Tares, Etienne Tare, po vazhdon në gjurmët e të atit. Gjithmonë duke u aktivizuar me të rinjtë e Lacios dhe duke dhënë kontributin e tij.

Jo pak kohë të vështira ka kaluar ky djalosh që sulmohet nga tifozët sa herë që skuadra nuk është mirë.

Madje edhe kur ekipi i parë merr rezultate negative, mbështetësit e Lacios zgjedhin që të sulmojnë Etienne në rrjetet e tij sociale për shkakun e të atit.

Pavarësisht këtij presioni të madh, djaloshi po tregon të gjitha vlerat që zotëron.

Në ditën e djeshme 18-vjeçari ka shënuar në fitoren e thellë të Lacios ndaj Askolit për Primavera 2, 1-4. Menjëherë pasi tundi rrjetën, Tare zgjodhi që të festonte me shqiponjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat