Mungesa e Osimhen ndaj Legias së shqiptarëve

Futboll

Mungesa e Osimhen ndaj Legias së shqiptarëve

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:28
Mungesa e Osimhen ndaj Legias së shqiptarëve

Asgjë serioze për sulmuesin kryesor të Napolit Victor Osimhen.

Dëmtimi që pësoi nigeriani në pulpë do të mbajë jashtë fushave të futbollit vetëm për disa ditë me Osimhen që do të humbasë sfidën e kësaj fundjave ndaj Salernitanës në kampionat dhe takimin ndaj Legias së Varshavës në Poloni në Europa League të enjten e ardhshme për të qenë sërish i gatshëm për trajnerin Luciano Spalletit në fundjavë.

Mungesa e Osimhen ndaj Legias së shqiptarëve Muçi, Çelhaka e Kastrati është një bonus i madh për skaudrën polake pasi në sfidën ndaj e të kaltërve e 4-ta mund të përcaktohen shumë përsa i përket fateve të skuadrave që mund të avancojnë më tej.

22-vjeçari afrikan ka shënuar 9 gola me Napolin në këtë sezon mes kampionatit dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat