Fitore bindëse e Fiorentinës

Futboll

Fitore bindëse e Fiorentinës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:21
Fitore bindëse e Fiorentinës

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Serisë A të luajtur drekën e sotme. Fiorentina ka marrë një fitore të pastër 3:0 përballë Specias duke fituar ndjeshëm terren në renditje.

Protagonist për violët u bë sulmuesi Vlahoviç i cili shënoi plot 3 gola. Serbi ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje këtë sezon duke qenë njeriu i momentit te Fiorentina.

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj u aktivizua vetëm 25 minuta në këtë takim, por ma mundur të lërë gjurmë.

Empoli ka arritur të marrë një fitore të madhe 1-2 përballë Sasuolos. Miqtë përmbysën rezultatin e pjesës së parë duke shënuar dy herë në fund me Pinamontin dhe Zurkovskin. Në këtë takim u aktivizua vetëm Kristjan Asllani, ndërsa Bajrami dhe Ismajli e kanë ndjekur takimin nga stoli.

Në sfidën tjetër, Xhenoa dhe Venecia kanë barazuar pa gola duke ndarë nga një pikë.

Fiorentina-Specia 3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat