United synon nënshkrimin e mesfushorit kroat

Futboll

United synon nënshkrimin e mesfushorit kroat

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 00:14
Marcelo Brozovic

Manchester United mbetet i interesuar për të transferuar mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Pavarësisht statusit që ka në “San Siro” si lojtar titullar, kroati ka vetëm edhe tetë muaj kontratë të mbetur.

Sipas InterLive, gjiganti i Seria A është duke përgatitur një ofertë luksoze për Brozovic për ta bindur të rinovojë kontratës.

Por, kërkesat e Brozovic janë të larta, andaj edhe klubet e tjera janë duke shikuar mundësinë për ta bindur agjentin të mos rinovojë, duke theksuar se janë gati të ofrojë komision të madh.

Man United që është një ndër skuadrat që kërkon mesfushor, e vlerëson kroatin si futbollisti i duhur, ngase siç dihet edhe e ardhmja e Paul Pogba duket se është larg “Old Trafford”.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Brozovic do largohet nga Inter, ngase në të kaluarën ka raportuar se është i lumtur te “Neurazzurët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat