Vinicius dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë

Futboll

Vinicius dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 07:29
Vinicius Junior

Vinicius Junior thotë se shpreson të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë, por nuk është në nxitim për të nënshkruar një kontratë të re.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit brazilian zgjat deri në vitin 2024, por ka raportime se klubi është i interesuar për ta lidhur atë me një marrëveshje të re.

Ai tha për TNT Sports: “Nuk më kanë thënë asgjë, por jam shumë i qetë sepse ka mbetur edhe shumë kohë”.

“Sigurisht që dua të rinovoj, sigurisht që dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, por jam shumë i qetë me këtë, gjithçka në kohën e duhur. Kontrata që kam ende është kur kam qenw 16 vjeçar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat