Ende jashtë fushave

Futboll

Ende jashtë fushave

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:54
Ende jashtë fushave

Sergio Ramos është duke kaluar një moment jo të mirë që pas arritjes së tij në Paris.

35-vjeçari është duke vuajtur dëmtimin dhe nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për të luajtur. Për spanjollin PSG po mendon të shkëpusë kontratën që ka duke e lënë si një lojtar të lirë në merkato.

Kështu, klubi francez është vënë në lëvizje për të transferuar një mbrojtës qëndror të ri.

Emri i zgjedhur është ai i Jao Palhinha, mbrojtësi 26-vjeçar i Sporting.

Sipas “ O Jogo” PSG i ka bërë një ofertë zyrtare klubit portugez dhe synon që Jao Palhinha të transferohet tani në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat