Pogba nuk ka pranuar të rinovojë kontratën

Futboll

Pogba nuk ka pranuar të rinovojë kontratën

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:59
Pogba nuk ka pranuar të rinovojë kontratën

Paul Pogba nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Manchester United dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë 1 janarit, datë në të cilën do të jetë i lirë të nisë bisedimet për nënshkruajë për çdo skuadër tjetër, pasi marrëveshja e tij me “Djajtë e Kuq” përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

Në moshën 28-vjeçare pret të firmosë kontratën e tij të fundit të madhe. Ndërsa Real i Madridit, Juventusit, Barcelona dhe PSG shpresojnë ta marrin falas, francezi është ditë pas dite subjekt i kritikave të ashpra të ish-lojtarëve të famshëm të United.

Paul Scholes dhe Rio Ferdinand nuk u kursyen me kritika ndaj kampionit në fuqi të botës për lojën e tij të shëmtuar kundër Atalantës. Pogba u zëvendësua në minutën e 69-të nga Nemanja Matic, pasi nuk mundi t’i jepte impulsin e duhur lojës së skuadrës së drejtuar nga Solskjaer.

“Sa vjeç është ai? 28? Ai është një lojtar me shumë përvojë, por që do të arrijë 35 vjeç dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Do të vazhdojë të bëjë budallallëqet që bën, të rrotullohet me topin për treguar se sa i fortë dhe i aftë është,” – tha Paul Scholes në mikrofonat e BT Sport.

Scholes beson se Pogba bie në sy për mirë vetëm kur është i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, që mbulojnë të metat e tij.

“Kur ishte tek Juventusi, dukej brilant. Kjo është arsyeja pse United e bleu. Por rreth tij te bardhezinjtë kishte lojtarë me përvojë si Pirlo, Chiellini, Bonucci, Buffon, një trajner agresiv… Ai do të ketë nevojë për ndihmën e lojtarëve të tillë edhe kur të shkojë 35 vjeç.”

Rio Ferdinand, nga ana tjetër, beson se Pogba ende nuk po i përmbush pritshmëritë te Manchester United:

“Paul duhet ta dijë që nuk ka arritur nivelin pretendonte me fanellën e Manchester United. Nuk krijon impaktin që ka te Franca. Ndoshta ka nevojë për frikën se mund të përfundojë në stol nëse nuk luan mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat