Zvicra të premten do të publikojë listën e futbollistëve 

Futboll

Zvicra të premten do të publikojë listën e futbollistëve 

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:49
Yakin

Kombëtarja e Zvicrës synon kreun e tabelës në Grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022.

“Të premten, trajneri i kombëtares Murat Yakin do të shpallë listën për kualifikueset e Botërorit kundër Italisë dhe Bullgarisë”, njofton “Blick”.

Zvicra me 12 nëntor ndeshet në udhëtim me kampionin e Evropës, Italinë dhe pastaj do ta presin Bullgarinë pikërisht me 15 nëntor.

Italia kryeson me 14 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë, secila nga 4 fitore e 2 barazime. Italia ka goldallimin 12:1 dhe Zvicra 10:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat