Hummels: Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq

Futboll

Hummels: Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:53
Hummels: Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels nuk e ka pritur mirë kartonin e kuq që ka marrë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ajax-it, ku skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3.

Gjermani ka kritikuar ashpër vendimin e gjyqtarit për ta larguar para kohe nga fusha, duke e ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 29-të të takimit.

Mbrojtësi i Dortmundit mori direkt karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Antony dhe ndonëse episodi u ripa në VAR, vendimi i gjyqtarit Michael Oliver nuk ndryshoi, pavarësisht se në pamje dukej një kontakt minimal.

“Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq në këtë rast. Po rrija në fushë, nuk mu besua kur më tregoi kartonin e kuq. Ishte një vendim i keq dhe absurd. Nuk duhet të injoronte hedhjen e kundërshtarit. Është sjellje antisportive.

Ai erdhi vetë (Antony) dhe më tha se nuk ishte karton i kuq. Kjo është një farsë, është qesharake. Ai është një super lojtar, por duhet të mësojë të sillet si sportist”, ka thënë Hummels në një intervistë për DAZN..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat