Sekretet e Mbappesë

Futboll

Sekretet e Mbappesë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Sekretet e Mbappesë

Talasoterapi, krioterapi, dietë dhe masazh. Kylian Mbappé po përfiton nga të ashtuquajturat stërvitje të padukshme për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një sulmues i kompletuar. “Bomberi” francez, sipas asaj që zbulon “El Mundo Deportivo”, po ndjek një plan rigoroz për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe atletike.

Para së gjithash me seancat e talasoterapisë: metodë terapeutike që bazohet në përdorimin e mjedisit detar: uji i detit, algat, balta dhe substanca të tjera të nxjerra nga deti. Një metodë terapeutike natyrale që e përdor edhe Cristiano Ronaldo.

Sipas ekspertëve, përfitimet nga talasoterapisë, metodë e zbuluar në Egjiptin e lashtë, janë të shumta: përmirëson sistemin lokomotor, përshpejton procesin e reduktimit të yndyrës, përmirëson forcën fizike dhe relakson dukshëm trupin e njeriut. Mbappé i kombinon seancat e krioterapisë.

Një trajtim që përdor të ftohtin ekstrem për të ngrirë dhe shkatërruar qelizat anormale të lëkurës. Në këtë mënyrë arrihet një qëndrueshmëri më e madhe dhe rikuperim shumë më i shpejtë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu duke vepruar si relaksues.

E gjitha kjo e kombinuar me një dietë strikte, të pasur me karbohidrate dhe proteina, si makarona me salmon (një nga ushqimet e tij të preferuara), arra, peshk, oriz, produkte qumështi dhe vezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat