Barcelona i tregon derën

Futboll

Barcelona i tregon derën

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:53
Barcelona i tregon derën

Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin e Arsenal, Alexandre Lacazette.

Me kontratën që i skadon në qershor, Lacazette nuk është kontaktuar nga Topçinjtë për ta rinovuar marrëveshjen.

Aventura e francezit në Londër duket se do të përfundojë në fundin e këtij sezoni.

Megjithatë, Sport beson se largimi i tij nga Topçinjtë mund të ndodhë që në janar dhe se ai pritet të transferohet te Barcelona.

Për shkak të problemeve shëndetësore të Sergio Aguero dhe planeve për t’i dhënë fund huazimit të sulmuesit të Sevilla-s, Luuk de Jong, katalanasit po planifikojnë të marrin një sulmues të ri për një çmim ekonomik.

Emri që po diskutohet tani brenda Barcelona-s është ai i Lacazette.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat