Barcelona e monitoron

Futboll

Barcelona e monitoron

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:07
Barcelona e monitoron

Barcelona raportohet se po monitoron nga afër situatën e Raheem Sterling te Manchester City, të cilin do të tentojnë ta transferojnë në afatin e janarit.

Xavi së shpejti do të zyrtarizohet si trajneri i ri i klubit katalunas dhe spanjolli besohet se është i vendosur të sjellë një sulmues të ri në “Camp Nou” në fillim të vitit 2022.

Një numër lojtarësh, përfshirë Sterlingun, janë të lidhur me kalim te Barça dhe sipas “Sport”, anglezi po konsiderohet nga Barcelona si një transferim i mundshëm.

Gazeta spanjolle raporton se 26-herë kampionët spanjollë janë duke e mbajtur nën vëzhgim 26-vjeçarin, i nuk po kalon momente të mira në “Etihad”.

Sterling u lidh me një largim nga Manchester City edhe gjatë verës, teksa ai e ka pasur të vështirë të tregojë formën e tij më të mirë për klubin këtë sezon, duke shënuar vetëm dy herë në 15 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat