Abrashi do t'i mungojë Shqipërisë

Futboll

Abrashi do t'i mungojë Shqipërisë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 22:47
Abrashi do t'i mungojë Shqipërisë

Amir Abrashi mungon në kualifikuesen Anglinë, për llogari të Botërorit Katar 2022.

“Pitulli" shqiptar nuk do të jetë përballë "Tri luanëve” në një ndeshje të zjarrtë që do të luhet në ishull.

Ajo do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme në repartin e mesfushës ku do të mungojë grinta e madhe e Amir Abrashit.

Futbollisti që aktivizohet në kampionatin zviceran të futbollit me klubin ‘Grass shoppers’ nuk ia ka dalë që të hedh pas krahëve dëmtimin dhe nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Edi Reja për ndeshjet e nëntorit, konkretisht për eliminatoren e datës 12 në Londër dhe për sfidën me Andorrën në datën 15 Nëntor, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat