Correa drejt derbit

Futboll

Correa drejt derbit

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Correa drejt derbit

Periudha e fundit sugjeron një predispozitë për të bërë mirë. Derbi i Milanos (i së dielës) mund të jetë edhe ndeshja e Joaquin Correas, e para e tij, e përjetuar me fanellën e Interit. Për argjentinasin është një periudhë e shkëlqyer. Në ndeshjen e fundit prishi thatësirën që kishte zgjatur nga debutimi i tij në Bentegodi kundër Veronës, me një tjetër dopietë, por këtë herë ndaj Udinese.

Një derbi, ai kundër Milanit, që mund të vlejë një pjesë të rëndësishme të sezonit: “Ne jemi ende në fillim, por sigurisht që e ndiejmë në ajër se kjo është një ndeshje e veçantë, nga ato që mund të ndryshojnë një sezon. Do të ishte gabim nëse do të mendonim për rreziqet. Duhet të mendojmë se sa e rëndësishme do të ishte të arrinim -4 pikë nga kreu. Një fitore mund të ndryshojë gjithçka, do të ishte një mesazh, do të thoshte që ne mund të jemi ende protagonistë”.

I intervistuar për “La Gazzetta dello Sport”, Correa ka folur për këtë fillim sezoni, me një diferencë të rëndësishme mes Interit dhe Milanit për sa i përket menaxhimit të ndeshjeve: “Milani thjesht nuk ka bërë asnjë gabim. Ne bëmë gabime këtu dhe atje, disa episode nuk shkuan mirë, kështu që humbëm disa pikë të rënda. Ama, askush nga ne nuk ndihet inferior ndaj Milanit për faktin se jemi në -7 pikë”.

Një derbi si ky e kthen Correa pas në kohë: “Gjëja e parë që më vjen në mendje, kur e mendoj? Unë si fëmijë para televizorit dhe brenda fushës së tymit, një mijë drita dhe shumë kampionë. Kam menduar shumë herë se sa bukur do të ishte të isha aty, madje vetëm për ta parë nga shkallët e stadiumit. Dhe tani, në vend të kësaj, mund ta luaj edhe unë derbin e Milanos”.

Supersfidë që po e përgatisin me trajnerin e tyre, Simone Inzaghi, me të cilin ka jetuar edhe derbe të tjerë, por të kryeqytetit, mes Romës dhe Lacios: “Inzaghi, kur përgatiste derbin e kryeqytetit, na krijonte qetësi, na linte të lirë, pa ushtruar shumë presion. Me këtë qasje, në fakt fituam shumë derbi ndaj në Romës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat