Arbnor Morina me Ferizajn përgatiten që nesër të marrin kreun e tabelës 

Futboll

Arbnor Morina me Ferizajn përgatiten që nesër të marrin kreun e tabelës 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Arbnor Morina me Ferizajn përgatiten që nesër të marrin kreun e tabelës 

Ferizaj është në formën më të mirë, dëshmia më e mirë janë gjashtë fitore rresht. 

Këto rezultate e kanë një emër, është kryetrajneri Arbnor Morina, por pa harruar edhe kushtet superiore nga ana e kryetarit të klubit, Lulzim Abazi me stafin e tij. 

Ferizajasit do të ndeshen me Fushë Kosovën, në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Futbollistët e Ferizajt janë të motivuar po ashtu kanë edhe përparësinë e terrenit.

Në rast të fitores, do të marrin kreun e tabelës.

Vushtrria kryeson me 22 pikë, ka dy më shumë se Ferizaj në pozitën e dytë dhe Fushë Kosova është në të tetin me 11 sosh.

“Të dielën skuadra jonë 'rikthehet' në stadiumin e qytetit, pas tri ndeshjeve radhazi si mysafir, ku kemi arritur gjashtë fitore radhazi. Andaj të dielën djelmoshat tanë iu duhet mbështetja e juaj tifozë të dashur, për të arritur fitoren e  7-të rresht!

Klubi ynë tani po 'frymon' më ndryshe se më parë, ka filluar të bëhet skuadër e organizuar dhe serioze në futbollin vendor, kjo falë punës së  jashtëzakonshme të aksionerëve të klubit bordit drejtues, dhe kryetarit të klubit z. Lulzim Abazit.

Punë të madhe po bëjnë edhe stafi i trajnerëve në krye me trajnerin Arbnor Morina që ka bërë një revolucion në skuadrën tonë. 

Të dielën ne ora 13:00, të gjithë së bashku në stadium t'i përkrahim këta djelmosha të ri, që po na bëjnë krenar cdo Ferizajli me paraqitjet e tyre”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat