Tirana e papërmbajtshme

Futboll

Tirana e papërmbajtshme

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Tirana e papërmbajtshme

Pas fitores me “poker” mbrëmë 4-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos, duket se Tirana nuk po përmbahet në këtë sezon duke rritur dhe dozën e euforisë.

Skuadra kryeqytetase renditet e qetë në krye në kuotën e 20 pikëve pas 8 javësh, ku aktualisht nga Kukësi i vendit të dytë janë +6 pikë distancë.

Ajo që bie më shumë në sy është se bardheblutë i kanë mundur deri më tani të gjithë pretendentët në ndeshje direkte, si Dinamo, Vllaznia, Partizani, Teuta po ashtu edhe Laçin.

Krahasimi i Tiranës së sezonit të kaluar me këtë sezon në javën e 8 të kampionatit është një ndryshim i madh.

Në sezonin e kaluar bardheblutë renditeshin në javën e 8 në vendin e katërt në kuotën e 12 pikëve me 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Ndërsa në këtë sezon në vendin e parë me 20 pikë, +8 nga sezoni i shkuar, +3 fitore më shumë me 6 të tilla, me 1 barazim më pak me 2 aktualisht dhe me asnjë humbje të pësuar.

Golavarazhi i sezonit të kaluar ishte 9:5 ndërsa këtë edicion është 10:6. Një Tiranë që në pamje të parë duket se në krahasim me vitin e kaluar duket më mirë dhe në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat