Një humbet penalltinë, tjetri braktis portën

Futboll

Një humbet penalltinë, tjetri braktis portën

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:18
Një humbet penalltinë, tjetri braktis portën

Edhe pse roli i tyre në fushë është po aq i rëndësishëm sa ai i çdo futbollisti, sërish portierët janë mësuar të mos kenë vëmendjen kryesore.

Megjithatë, ka raste kur ata shndërrohen në protagonistët kryesorë të një sfide dhe kjo ka ndodhur edhe në takimin e djeshëm të Bundesligës mes Bochum dhe Hoffenheim.

Vendasit ishin duke fituar me rezultatin 1-0, ndërsa në minutën e 76 patën mundësinë e ekzekutimit të një penalltie.

Nga pika e bardhë u paraqit portier Riemann, i cili pavarësisht besimit në vetvete, gaboi tërësisht duke e dërguar sferën shumë larg kuadratit.

Por, si për të mbuluar gafën e kolegut të tij, gardiani i Hoffenheim, Baumann vendos të braktis portën në fundin e ndeshjes me dëshirën se mund të shënonte golin e barazimit. Mirëpo, e gjitha kjo rezultoi një mendim i gabuar pasi vendasit përfituan dhe shënuan lehtësisht në kundërsulm me portën e cila ishte e zbrazët teksa me rezultatin që shkoi në 2-0, vendosën në kasafortë tre pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat