Suksesi nuk mjaftoi

Futboll

Suksesi nuk mjaftoi

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Suksesi nuk mjaftoi

Drejtuesit e Norwich morën një vendim surprizë në fundjavë. “Kanarinat” fituan 1-2 në fushën e Brentford, duke siguruar fitoren e parë sezonale në kampionat.

Suksesi nuk mjaftoi dhe drejtuesit e klubit të Premier League shkarkuan gjermanin Daniel Farke disa momente pas përfundimit të ndeshjes.

Disa emra të ndryshëm po qarkullojnë për pasuesin e tij në stolin e ekipit ku aktivizohet edhe Milot Rashica.

Sky Sport shkruan se i preferuari i drejtuesve të Norwich është Frank Lampard. Ky i fundit qëndron pushim prej janarit, kur u shkarkua nga Chelsea.

Dy emra të tjerë që përfliten për postin e trajnerit të klubit ishullor janë Smith e Hasenhuttl, por në “pole” mbetet ish-mesfushori i famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat