Immobile: Nuk e kuptoj pse nuk trajtohem si të tjerët

Futboll

Immobile: Nuk e kuptoj pse nuk trajtohem si të tjerët

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:57
Immobile: Nuk e kuptoj pse nuk trajtohem si të tjerët

A të bëjnë të vuash kritikat? Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë në konferencë për shtyp Ciro Immobile-s, sulmues i Italisë:

“Nuk e mohoj, pak po. E di se nuk kam të njëjtat rezultate në kombëtare si te Lazio, por nuk mund të bëhen krahasime, këtu luajmë 7-8 ndeshje në vit dhe mund të vish në një moment jo shumë të mirë”, ka thënë Ciro.

“Unë do të doja të shënoja të njëjtin numër golash, por jo gjithçka që duam realizohet. Më vjen keq që nuk kam të njëjtin trajtim si të tjerët, dukej sikur unë nuk kam qenë pjesë e 26 lojtarëve të Europianit dhe kjo është një keqdashje e vërtetë.

“Jam i kënaqur për atë që bëj me këtë fanellë, paraqitjet janë të mira, por e di se duhet të shënoj disa gola më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat