Po me Tottenhamin?

Futboll

Po me Tottenhamin?

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:47
Po me Tottenhamin?

Antonio Conte dhe 17.5 milionë euro neto që do të fitojë me Tottenhamin nga tani deri në qershor të vitit 2023…

Trajneri i ri i Spurs foli për këtë në një intervistë për ‘Le Iene’, episod që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në ‘Italia 1’.

“Si trajner në debutimin e tij me Juventusin, Chelsea dhe Inter e ka fituar gjithmonë titullin. Po me Tottenhamin?”, pyet korrespondenti. “Të futesh në top katërshe do të jetë tashmë një sfidë”, përgjigjet trajneri.

“Por le të shkojmë te fotografia juaj bankare, ne ju sollëm këtë maskë perfekte për këtë rast. Kjo do t’ju ndihmojë ta çoni goditjen në një fund të suksesshëm! ” (gazetari i dorëzon Conte maskën e Salvador Dalì, e njëjta që përdoret nga protagonistët e serialit Casa de Papel duke e quajtur me nofken Lecce, qyteti i tij i lindjes)

“Bëmë një goditje të vogël në bankë, 17.5 milionë në vit plus pagesa në rast largimi…”, pohimi i gazetarit të ‘Le Iene’, të cilit Conte ia ktheu me humor:

“Po, por nuk është kështu! Ju bëni punën tuaj dhe është e drejtë që ti ta bësh mirë. Unë e bëj në top dhe është e drejtë që të më paguajnë top”.

Conte me pare ka drejtuar Juventusin dhe Interin, me te cilat doli kampion, por edhe Chelsea-n ne Angli, me te cilin gjithashtu fitoi Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat