Mendes ‘tradhton’ Romën dhe Juventusin

Futboll

Mendes ‘tradhton’ Romën dhe Juventusin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:55
Mendes ‘tradhton’ Romën dhe Juventusin

Prej shumë kohësh në shënjestrën e Juventus-it, pëlqehet edhe nga Roma e Jose Mourinho-s, por e ardhmja e tij mund të jetë në Premier League.

Ka gisht Jorge Mendes në operacionin që mund të lërë duarbosh dy skuadrat italiane me transferimin e mesfushorit në kampionatin anglez. Bëhet fjalë për Renato Sanchez, 24 vjeç, aktualisht te Lille.

Kampioni i Europës me Portugalinë në Euro 2016 pëlqehet edhe nga Wolves, që mund të hidhet në sulm për lojtarin në merkaton e janarit.

Sipas The Telegraph, klubi anglez kryeson garën për lojtarin falë marrëdhënieve të mira që ka me Jorge Mendes, menaxher i mesfushorit, i cili mund të kthehet shumë shpejt në Premier League pas eksperiencës zhgënjyese te Swansea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat