Deshamps: Me Kazakistanin dua biletën e Botërorit

Futboll

Deshamps: Me Kazakistanin dua biletën e Botërorit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:05
Deshamps: Me Kazakistanin dua biletën e Botërorit

Pas triumfit në Ligën e Kombeve muajin e shkuar, trajneri i Francës, Didie Deshamp, mendon vetëm për kualifikimin e bluve të tij në Botërorin e Katarit vitin e ardhshëm. Dhe bileta mund të vijë që të shtunën kundër Kazakistanit.

“Nuk do të ankohem për faktin që kemi një javë të plotë për ta përgatitur këtë ndeshje. Por gjëja më e rëndësishme do të jetë që të arrijmë objektivin tonë, që të kualifikohemi në Botërorin e Katarit. Të gjitha energjitë dhe fokusi im do të jenë te kjo.

Ne nuk duhet ta mendojmë veten të kualifikuar vetëm se përballë është vetëm Kazakistani.

Do të arrijmë të përgatitur dhe me gjithë vendosmërinë dhe forcën tonë për ta fituar këtë ndeshje”, tha tekniku i kampionëve të botës, i cili tri ditë pas ndeshjes në Paris do të udhëtojë drejt Finlandës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat