Barcelona i propozon kontratën e pazakontë sulmuesit

Futboll

Barcelona i propozon kontratën e pazakontë sulmuesit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Barcelona i propozon kontratën e pazakontë sulmuesit

Osman Dembele është një nga emrat prej të cilit drejtuesit e Barcelonës por edhe tifozët e saj patën pritshmëri të mëdha. Afërsisht 120 miionë euro u shpenzuan nga klubi katalanas për ta veshur francezin kuqeblu, me shpresën se do të ishte zëvendësuesi i denjë i Nejmarit. Por koha tregoi se investimi nuk ishte i duhuri.

Futbollisti 24-vjeçar nuk i ka pasur raportet të mira me fushën, teksa më shumë kohë ka kaluar në infermieri se sa në fushë. Dëmtimet e shpeshta kanë ngritur vëmendjen e drejtuesve të Barçës, që tashmë kërkojnë të mësojnë nga gabimet.

Klubi blaugrana dëshiron rinovimin e kontratës që skadon në verën e ardhshme, por oferta e re është e pazakontë në botën e futbollit.

Arsyeja? Barcelona ka vendosur që të paguajë Dembelenë në baze të paraqitjeve të tij në fushë. Paga bazë e francezit do të jetë minimale, ndërsa vlera do të rritet me shtimin e ndeshjeve të tij me fanellën e Barcelonës. Në këtë mënyrë klubi kursen miliona në rast se dëmtimet vazhdojnë ta shoqërojnë Dembelenë edhe në sezonet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat