Klubi që identifikohet me kriminelin e dënuar përjetë nga gjykata e Hagës, dikush ia fshiu...

Futboll

Klubi që identifikohet me kriminelin e dënuar përjetë nga gjykata e Hagës, dikush ia fshiu...

Nga: K.G. Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:57
Klubi që identifikohet me kriminelin e dënuar përjetë nga gjykata e Hagës, dikush ia fshiu...

Muralin e shkatërruar të kriminelit të luftës së ushtrisë së një farë të ashtuquajtur Republika Srpska, Ratko Mlladiq, tifozët e klubit të futbollit Partizani të Beogradit, kanë vendosur që ta mbrojnë. 

“Grobari”, tifozët më të urryer jo vetëm në shtetet e Ballkanit, autor të murales së kriminelit të luftës, që u dënua përjetë nga gjykata e Hagës, janë të irrituar që u shkatërrua murali nga disa aktivistë të ndryshëm, të cilët i hodhën ngjyrë.

Murali u shkatërrua duke hedhur gëlqere nga politikani Gjorgjo Zujoviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, president i së cilës është Rasim Lajiq. 

Është edhe një dëshmi, se edhe sporti në Serbi, që moti është në mbrojtje të kriminelëve të luftës, që kryen gjenocid në Kosovë, Kroaci dhe  Bosnjë e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat