Sulm i drejtpërdrejtë për argjentinasin

Futboll

Sulm i drejtpërdrejtë për argjentinasin

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Sulm i drejtpërdrejtë për argjentinasin

Telenovela “Icardi-Wanda” është shumë larg fundit.

Pas problemit që çifti pati me modelen Çina Suarez, një tjetër problem është shtuar për sulmuesin argjentinas.

Transgjinorja, Guendalina Rodrigez është futur në këtë histori nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’. Modelja kurrë nuk e ka fshehur admirimin për sulmuesin dhe ka nxjerrë një deklaratë shokuese.

Mauro Icardi pranoi se ishte puthur me Çina Suarez në një hotel në Paris. Kjo u pranua dhe nga vetë sulmuesi, i cili tha se puthja ishte për arsye se ai ishte sëmurë. Rodrigez nga ana tjetër i ka ‘hedhur’ benzinë zjarrit duke nxjerrë fakte të reja mbi këtë skandal.

Ajo thotë se ka kaluar momente erotike me sulmuesin dhe madje posedon një video, por nuk e hedh për shkak të problemeve të sulmuesit në krevat me Wanda Narën dhe Çina Suarez.

Kjo deklaratë ka bërë xhiron e rrjetit por akoma nuk ka një reagim nga ana e çiftit Ikardi apo dhe Çina Suarezit.

Mauro Icardi dhe Uanda Nara nuk po gjejnë paqe me njëri tjetrin. Telenovela vazhdon dhe po dalin fakte të reja ditë për ditë. Mesa duket sulmuesi ka akoma shumë për të treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat