Polonia siguron “play-off”

Futboll

Polonia siguron “play-off”

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:33
Polonia siguron “play-off”

Danimarka është kualifikuar, por një gjë e tillë nuk i pengoi vikingët të siguronin suksesin e nëntë në po kaq ndeshje. Danimarka fitoi 3-1 në shtëpi përballë Ishujve Faroe falë rrjetave të Skov Olsen, Bruun Larsen dhe Mehle.

Polonia nuk hasi probleme në fushën e Andorrës, kundërshtar të cilin e mposhti 1-4.

Vendasit mbeten me dhjetë lojtarë që në minutën e parë, duke ia lehtësuar detyrën polakëve, që siguruan vendin e dytë në grupin I falë golave të Lewandowskit (2x), Jozwiak dhe Milik.

Austria dhe Izraeli u zbavitën mes tyre, por në fund festuan austriakët falë triumfit 4-2. Irlanda e Veriut iu fal një goli për të thyer Lituaninë në shtëpi, ndërsa Skocia fitoi 0-2 në fushën e Moldavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat