Sot zhvillohen disa ndeshje interesante

Futboll

Sot zhvillohen disa ndeshje interesante

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Sot zhvillohen disa ndeshje interesante

Ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, vazhdojnë edhe ditën e sotme me disa sfida interesante, ku janë plot 7 takime.

Ndeshja e parë e programuar është ajo mes Bosnja dhe Hercegovina dhe Finlanda, që do të zhvillohet në orën 15:00. Në këtë përballje do të luftohet për vendin e dytë në grupin B.

Në orën 18:00 do të zhvillohen ndeshjet mes Norvegjisë dhe Letonisë, si dhe Turqia do të ballafaqohet me Gjibraltarin.

Ora 20:45 ka rezervuar më shumë sfida.

Mali i Zi do të ndeshet me Holandën, kurse Franca do të luajë me Kazakistanin. Uellsi do të duelojë me Bjellorusinë dhe takimi i fundit është mes Belgjikës dhe Estonisë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Ora 15:00

Bosnja Hercegovina – Finlanda

Ora 18:00

Norvegjia – Letonia

Turqia – Gjilbraltari

Ora 20:45

Belgjika – Estonia

Franca –  Kazakistani

Mali i Zi – Holanda

Uellsi  – Bjellorusia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat