Selektori i Greqisë, për një arsye ia ka frikën Kosovës

Futboll

Selektori i Greqisë, për një arsye ia ka frikën Kosovës

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Selektori i Greqisë, për një arsye ia ka frikën Kosovës

Greqia është nikoqir i Kosovës për takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Ndeshja që luhet nesër (e diele), do të fillojë në ora 20:45 dhe do të jetë një takim aspak i lehtë për të dyja skuadrat.

Selektori i Greqisë, John van’t Shchip ka vlerësuar Dardanët para lojës duke thënë se janë ekip i rrezikshëm.

“Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë”, deklaroi fillimisht ai.

“Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel”, shtoi më tej John van’t Shcip.

Greqia momentalisht ka nëntë pikë në grup më vendin e tretë, kurse Kosova është e fundit me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat