Norvegjia dëshpëron ndaj Letonisë 

Futboll

Norvegjia dëshpëron ndaj Letonisë 

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:55
Norvegjia dëshpëron ndaj Letonisë 

Norvegjia dëshpëron të gjithë në stadiumin “Ulleval” të Oslos.

Norvegjezët ndahen baras (0:0) me Letoninë, në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit G të Kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Në minutën e 80-të, futbollisti Mohamed Elyounoussi realizoi për norvegjezët por u anulua pas shikimit të VAR-it, pasi që ishte në pozitë jashtë loje. 

Norvegjia pritej se me lehtësi do të ia arrijë fitore, por i hasi sharra në gozhdë, duke fituar vetëm një pikë dhe rrezikon shumë që të mbetet edhe jashtë play-off-it.

Në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda kryeson me 19 pikë, pasojnë Turqia me 18, Norvegjia 18, ndërsa Letonia të vendin e pestë me 6 sosh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat