Ballkani sot zhvillon ndeshje miqësore

Futboll

Ballkani sot zhvillon ndeshje miqësore

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Ballkani sot zhvillon ndeshje miqësore

Skuadrat e Kosovës po përgatiten gjatë pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve.

Ballkani gjatë ditës së sotme do të zhvillojë miqësoren në udhëtim te skuadra e Ligës së Parë, Istogu, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ndeshje testuese do të luhet në stadiumin “Demush Mavraj”, me fillim nga ora 14:00.

Suharekasit po kalojnë në formë fantastike, ku pas 13 xhirove gjenden në krye të Superligës, me 24 pikë të mbledhura.

Në anën tjetër, Istogu nuk e ka filluar si duhet edicionin e ri në Ligën e Parë. Bardhekaltrit gjenden në pozitën e tetë të Grupit A, me 12 pikë të tubuara pas 12 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat