Di Biagio: Jorginho? Më vjen të qesh

Futboll

Di Biagio: Jorginho? Më vjen të qesh

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Di Biagio: Jorginho? Më vjen të qesh

“Më vjen të qesh kur dëgjoj se Jorginho mund ta humbasë Topin e Artë për këtë penallti”.

Ish-trajneri i kombëtares italiane Under 21 dhe ish-lojtari i Inter-it, ka folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me momen tin e Italisë, që të hënën në mbrëmje do të kërkojë të sigurojë kualifikimin në Katar 2022 kundër Irlandës së Veriut.

JORGINHO – “Më ka dhënë gjithmonë dhe më jep qetësi, pse nuk duhej të godiste ai?

Fatkeqësisht mbahen mend vetëm gabimet, më ndodh akoma mua dhe kanë kaluar pothuajse 25 vite”.

ITALIA – “Kemi vuajtur për 30 minuta kundër Zvicrës, më pas kemi luajtur mirë me Berardi-n dhe Tonali-n. Na ka shkuar keq, por në Belfast duhet të fitojmë dhe pyes veten pse nuk duhet ta bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat